Zbulohen mbetjet e një kali garash në Pompei.Gërmimet në Pompei zbuluan hambarin, në të cilin ndodheshin mbetjet e një kali vrapues të garave antike.
Autoritetet e zonës arkeologjike të Pompeit treguan mbetjet e kalit, i cili duket se qëndronte në anën e majtë kur ngordhi.
Drejtori i Pompei Masimo Osana tha se kali ishte i pastër dhe më së shumti i përdorur për gara, jo për punë.Pjesët e qytetit të shkatërruara në shpërthimin e Vezuvit në vitin 79 janë ende në pritje të gërmimit.
Hambari i takonte vilës në skajin verior të Pompeit.Gjatë gërmimit të hambarit u gjetën objekte të kuzhinës dhe pjesë të një shtrati prej druri, përgatiti Telegrafi. (b.an)