Bashkëlojtarët e Real Madridit kanë mësuar se Lucas Vazquez pret të bashkohet me Manchester United këtë verë. Sipas medias spanjolle Diario Gol, Vazquez i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij në dhomat e zhveshjes se pritet të largohet gjatë verës nga Santiago Bernabeu.
Ky medium raporton gjithashtu se mesfushori spanjoll u ka treguar edhe destinacionin e ri bashkëlojtarëve të tij. Pretendohet se ai u tha shokëve të skuadrës se “Do të shkoj në United” – një zbulim që habiti tej mase Cristiano Ronaldon.
Jose Mourinho thuhet se është një tifoz i madh i spanjollit dhe ai e di se mund ta fitojë atë duke i ofruar atij vendin e titullarit te Unitedi.
Vazquez, 26-vjeç, konsiderohet pjesë e planit B të Zinedine Zidanes dhe ai ka luftuar për të gozhduar një vend titullari në skuadër.Spanjolli mund të krahasohet me Ivan Perisic, i cili ishte i ndjekur nga Mourinho një vit më parë, pasi të dy janë anësor tipik.Për Vazquezin interesim kanë shprehur edhe gjigantët tjerë anglez, Liverpooli, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)