Një zyrtar i Ushtrisë së Nigerisë ka deklaruar se militantët e organizatës terroriste, Boko Haram, nuk dinë të lexojnë Kuranin dhe nuk e praktikojnë fenë islame në emër të së cilës janë duke i kryer mizoritë. “Shumica e terroristëve të Boko Haramit të zënë nga Ushtria e Nigerisë nuk dinë ta lexojnë Kuranin, disa madje as të recitojnë kapitullin e parë – “Suratuh Al-Fathiha”, edhe pse duan të themelojnë ‘Shtetin Islamik’”, ka shkruar në Facebook koloneli Sani Kukasheka Usman nga zyra për marrëdhënie me publikun e Ushtrisë së Nigerisë, raporton “Ëorld Bulletin”. Duke i konsideruar aktet e grupit ekstremist si “të turpshme”, zyrtari i Ushtrisë thotë se “kur Ushtria e Nigerisë i kapi bazat dhe kampet e ushtrimeve të Boko Haramit, nuk kanë gjetur kurrë Kuran apo ndonjë literaturë tjetër islamike”.
“Ajo çka ata kanë gjetur në territoret e tyre në Sambisa Forest, Borno dhe në Nigerinë verilindore ishin municione, armë, prezervativë dhe të gjitha llojet e drogave duke përfshirë edhe drogat që nxisin seksualisht”, ka thënë Usman.