Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot ministrn e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka marrë në mbrojtje vëllain e dënuar për trafik droge duke shkuar deri në falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale kur ishte kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj, nga selia blu ka akuzuar sot edhe kryeprokuoren Arta Marku që sipas tij po hesht, pasi u caktua në detyrë nga kryeminsitri Edi Rama.
“Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.
E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.
Të dy Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku janë të angazhuar edhe në një shkeljë tjetër flagrane të ligjit të cilën jua prezantojmë më poshtë:
Më 7 Nëntor 2017, Ministri i Brendshëm në një aktivitet publik për prezantimin e Operacionit Forca e Ligjit, deklaroi angazhimin që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe pasurive të tij”, tha Alibeaj./a.m.
Po nuk jemi ne kohen e sales qe beheshin gjyqe brenda nates dhe goditej ai qe donte sala