Ambasada e Iranit në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëvëshja bërthamore.
Përmes një komunikatë zyrtare për shtyp, e quan vendimin e Trump një fyerje kundër kombit iranian, shkruan javanews
“Tërheqja e paligjshme e Presidentit të SH.B.A.-së nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) është vetëm përfundimi i shkeljeve të gjata dhe të vazhdueshme të kësaj marrëveshjeje nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe sidomos që nga hyrja në detyrë e Donald Trump. Fyerjet absurde të z. Trump kundër kombit iranian tregojnë injorancën dhe marrëzinë e tij”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Iranit në Tiranë, shkruan javanews.al
Përmes komunikatës, Irania akuzon Trump se ka futur Lindjen e Mesme në kaos dhe ka ndezur terrorizmin dhe ekstremizmin
“Aleanca e tyre sioniste është e angazhuar në mizori të paparë, shkelje të të drejtave të njeriut dhe agresion“, thuhet më tej.
Në komunikatë thuhet se Trump ka sulmuar vazhdimisht marrëveshjen, e njohur si një fitore e diplomacisë nga bashkësia ndërkombëtare.
Në komunikatë thuhet se kjo nuk është marrëvëshja e vetme e shkelur nga Trump, pasi të njëjtën gjë bëri edhe për marrëveshjen e Klimës në Paris.
“Tërheqja e Trump ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndërkombëtare në botën e sotme, besueshmërinë e marrëveshjeve të lidhura me SHBA-në, qoftë bilaterale apo multilaterale, dhe gjithashtu vendos sistemin aktual të së drejtës ndërkombëtare në rrezik serioz“, thuhet në deklaratë
Marrëveshja e vitit 2015 frenoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve të OKB, SHBA dhe BE.
Ajo ishte nënshkruar nga ish presidentit i SHBA-së, Barack Obama, mes Iranit dhe pesë shteteve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara: SHBA-të, Britanisë, Francës, Kinës dhe Gjermanisë.
Javanews.al/a.ç