Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen në Greqi ka miratuar me shumicë votash një projektligj të paraqitur nga Ministria e Jashtme e shtetit helen, mbi Memorandumin e Bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ky vendim i hap rrugë mbështetjes së Shqipërisë nga Greqia, në rrugën e integrimit europian, në një kohë kur vendi ynë pret hapjen e negociatave në muajin qershor.
Pro Memorandumit të bashkëpunimit kanë votuar partitë e koalicionit qeveritar, Syriza dhe Grekët e Pavarur, si dhe partia opozitare Potami, ndërsa Demokracia e Re, PASOK dhe Unioni i Qendrës kanë shprehur rezerva në lidhje me këtë Memorandum.
Ashtu siç pritej, tërësisht kundër këtij Memorandumi bashkëpunimi ka votuar partia Agimi i Artë, e cila njihet për gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.
Me votimin në Komisionin parlamentar, tashmë projektligji do të kalojë për votim në Parlament, në ditën e ardhshme./a.m.