Katër të burgosur shqiptarë janë arratisur nga porti i Pireut në Greqi. Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja forcat policore helene janë duke kontrolluar në cdo vend të mundshëm të Pireut, shkruajnë mediat greke. Dyshohet se ata mund të fshihen në një shtëpi në këtë qytet ku kanë disa të njohur të vjetër.
Autoritetet fqinje po vënë në punë dëshmitarët për të marrë direktiva në lidhje me 4 shqiptarët e arratisur. Pak orë pas ngjarjes, disa dëshmitarë thanë se kanë parë një person të veshur në mënyrë identike si njëri nga të arratisurit dhe dorën e tij e kishte mbështjellë me një shami që të fshihte prangat. Ndërkohë policia greke ka bërë publike fotot e dy shqiptarëve të arratisur.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dejshme në orën 20:00, ndërsa 11 të burgosur shqiptare po transferoheshin nga Athina për në Kretë. 4 të burgosur shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, teksa pritej të nisej trageti për Hania.
Gazetarja Ira Londo raportoi nga Greqia për “BalkanWeb” se shqiptarët e arratisur janë Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije së bashku me babain e tij. Krimi ishte i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge. Si dhe shqiptarët e tjere Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.
Gjatë kohës që ka ndodhur arratisja ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në garazh. Dyshohet se 4 shqiptarët i priste një furgon në hyrje të portit dhe mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.
ma.me