Arrestohen nga policia dy persona për grabitje. Ata janë Angjelin Perleka 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku 32 vjeç, të dy banues në Mirditë. Dy të arrestuarit ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë një personi me inicialet N.Gj.
Ata e goditën dhe dhunuan fizikisht me mjete të forta duke i marrë paratë, që kishte në portofol. Pas denoncimit, ata janë identifikuar dhe arrestuar. Materialet procduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale” Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal.
ma.me