Grupe shqiptare të trafikut të drogës po fuqizohen gjithnjë edhe më shumë në Angli.
Alarmin e ka dhënë gazeta britanik ‘The Times’, e cila në një artikull të gjatë shkruan se shqiptarët jo vetëm se po rrisin influencën e tyre në Britani, por po bëhen edhe më të dhunshëm.
Shqiptarët kanë lidhje të fuqishme me kartelet e drogës në Amerikën Latine, duke bërë kështu që ata të marrin kontrollin e shumë qyteteve.
“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruan “The Times”.
Mafia shqiptare rezulton të jetë e dytë pas Britanikëve në një renditje që është bërë nga NCA, duke lënë kështu pas rumunët që një vit më parë ishin në vendin e dytë.
‘The Times’ shkruan se mafia shqiptare ka marrë nën kontroll trafikun e kokainës në qytet të mëdha, por edhe në zonat rurale.
“Shtetasit shqiptarë qëndrojnë në Angli duke përdorur identitete të rreme. Impakti grupeve kriminale shqiptare na ka bërë që të punojmë me partnerët duke zhvilluar një sër operacionesh si përgjigje ndaj tyre” është shprehur për Gerry McLean, kreu Scotland Yard.
/a.m.