Milani i këtij sezoni është një dështim total. Juventusi fiton edhe Kupën e Italisë, duke e “shkërmoqur” brenda 8 minutave skuadrën e Gattuso-s.
Juventus nuk lëshoi aspak madje i shënoi 4 gola Milanit, 3 prej të cilëve u shënuan brenda 8 minutave në pjesën e dytë. Dy gola nga Benatia dhe një nga Costa rrëzuan Milanin, ndërsa dështimin total e vulosi “ylli” i sulmit të Milanit, Kalinic, i cili në pamundësi për të mposhtur Buffonin e arrin ta bëjë këtë gjë te Donnarumma, duke realizuar autogol.
Milani dështim, ndërsa Juventusi e mbyll sezonin me 2 trofe./TCH/