Luftëtari serb i arteve marciale në MMA, Vladimir Jovanoviç, për fatin e tij të mirë i ka mbijetuar një atentati me armë në qytetin Pançevo. Ai u zu në pritë kur sapo la të birin në çerdhe, dhe teksa po afrohej për tek automjeti i tij, një person i quajtur Vuko Markoviç e ka qëlluar disa herë. Ai u fsheh pas makinës, ndërsa plumbat e goditën në stomak. Pas kësaj autori u largua me vrap duke e kujtuar të vdekur sportistin. /ma.me