Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla përshëndet arrestimin e pedagogëve dhe “sekserëve” ne Universitetin e Elbasanit.
“Përshëndes aksionin e prokurorisë dhe policisë i cili synon t’i japë fund paligjshmërisë qoftë kjo edhe paligjshmëri e ndonjë pedagogu në bashkëpunim me sekserët dhe në dëm të studentëve. Të ndajmë emrin e rëndësishëm të universitetit të Elbasanit nga ndonjë dru i shtrembër që mund të jetë pjesë e tij.
Universiteti i Elbasanit është një nga vatrat më të rëndësishme të arsimit në vend. Në akreditimet ndërkombëtare universiteti “Aleksandër Xhuvani” është renditur në krye te listës, duke mbajtur me nder emrin e qytetit që cilësohet me të drejtë vatër e arsimit.
Ky hetim nuk e penalizon, përkundrazi e nderon univesitetin e Elbasanit i cili nuk bëhet palë me asnjë dru të shtrembër.”
Deklaratat Z. Balla i beri nga Elbasani gjatë një takimi me qindra maturantë të këtij qyteti ku së bashku me zyrtarë të tjerë ndoqën performancat e të rinjve në kuadër të aktivitetit “FRESH talent”.
Balla thumboi edhe PD dhe LSI, për shkak se personat e arrestuar njihen si persona me lidhje me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Madje një prej të arrestuarve është kandidat për deputet i LSI Qarkun e Elbasanit.
ma.me