Ambasada amerikane ka reaguar pak minuta më parë për shkarkimin e Hajdarmatajt.
Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se SHBA është “gati të mbështesë një prokurori që punon pa vonesa”.
Deklarimi
“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike.
Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj.
Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme.
Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”.
ma.me/