Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka reaguar pas akuzave ndaj tij se po merr tendera nga qeveria. Akuzët bënë në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar nga deputeti i PD, Myslim Murrizi. Topollaj shprehet se këto reagime janë të sponsorizuara nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Reagimi i Topallaj
Duke qene se po me kerkohet me ngulm reagimi per nje shpifje te ulet te bere nga Lulzim Basha sikur prinderit e mi kane fituar miliona dollare tendera nga qeveria Rama ndaj dhe une jam kritik me te, nderkohe qe po pergatis dokumentat qe vertetojne jo vetem autorin, por se kjo eshte nje shpifje fund e krye, po postoj sot vetem sentezen e reagimit tim:
Prinderit e mi nuk kane asnje lidhje me asnje pjestar te fisit te deputetes dibrane Reme Lala, Arlind Lala eshte mjek stomatolog qe ka marre per nuse vajzen e xhaxhait tim.
Prinderit e mi nuk kane administruar kurre ndonje biznes privat dhe asnjehere dhe ne asnje kohe ata nuk kane perfituar ndonje privilegj shteteror ne formen e ndonje leje administrative.
Dhe kurre ndonjehere ndonje subjekt privat ku prinderit e mi kane aksione, nuk ka qene perfitues te ndonje procedure te vetme prokurimi publik elektronik (quhen te tilla procedurat qe organizohen nga APP, ku konkurrimi behet ne forme elektronike).
Ky sulm i ulet me behet sepse une ndoqa ne gjykate dhe anullova ne kundershtim me urdherin e Lulzim Bashes, 6 keshilltare bashkiake te Erion Veliajt dhe jam duke ndjekur procedurat per anullimin edhe te rritjes se cmimit te ujit ne Tirane.
ma.me