Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me banorët e Niklës së Krujës, kun ë focus ka qenë projektet konkrete për zhvillimin e zonës. Manastirliu foli për nismat lidhur me shëndetësinë, infrastukturën, bujqësinë, punësimin etj.
Ministrja u shpreh se qeveria do jetë në çdo njësi administrative për të folur sy më sy me çdo qytetar që ka një shqetësim që kërkon zgjidhje. Çdo drejtor, çdo punonjës, qoftë ky në rajone apo në institucionet qendrore, do të mbajë përgjegjësi nëse nuk iu përgjigjet qytetarëve. Gjithashtu informoj qytetarët të përdorin platformën shqipëriaqeduam.al.
Puna për #ShqipërinëQëDuam kalon nga bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Statusi:
Në #Nikël të Krujës 👉 për të ndarë me banorët punët e kryera por edhe projektet konkrete për zhvillimin e zonës, për investimet në shëndetësi, në infrastrukturë, në bujqësi dhe për të folur për mundësitë reale të punësimit, derisa asnjë vend pune që ne sot ofrojmë, të mos mbetet bosh.
Do të jemi në çdo njësi administrative për të folur sy më sy me çdo qytetar që ka një shqetësim që kërkon zgjidhje. Çdo drejtor, çdo punonjës, qoftë ky në rajone apo në institucionet qendrore, do të mbajë përgjegjësi nëse nuk iu përgjigjet qytetarëve. Bashkëqeverisja me njerëzit është zotim i yni që do të përmbushet ditë pas dite edhe me platformën që i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve www.shqipëriaqeduam.al