Shirat në Tiranë do të zgjasin së paku edhe një javë. Ky është parashikimi i meterologëve ndërsa qytetarët janë dëshmitarë të reshjeve të shumta ditën e sotme.
Përveç trafikut të rënduar që kanë shkaktuar shirat e së martës, duket se kërcënim përbën edhe lumi i Lanës.
Ndërtimet e shumta informale në Tiranë dhe bllokimi i shumë prej tubacioneve dhe kanaleve bën që të gjithë t’i tremben përmbytjeve sa herë që shiu nis vrullshëm.
JavaNews.al sjell më poshtë pamjet e lumit Lana pasditen e së hënës. /b.d