Një 29-vjeçar nga Peqini rezulton i humbur që prej 10 ditësh. Familjarët e Fatjon Fejzillarit, i cili rezulton i zhdukur që nga 29 prilli, të pushtuar nga dhimbja dhe ankthi, kanë pak shpresa për të gjetur shëndosh e mirë djalin e tyre.
Nëna e tij, Fatime Fejzillari ka dyshme të mëdha se i biri, i cili kishte shkuar në Laç për të shitur perde, është grabitur dhe më pas vrarë. Ajo tregon për ‘News24’ se si e kishte mësuar lajmin për zhdukjen e djalit.
29-vjeçari sipas saj ishte larguar për të shitur si ambulant perde dhe çarçafë në disa qytete e fshatra të Shqipërisë së Veriut. E moshuara i është drejtuar për ndihmë strukturave shtetërore dhe tashmë që kanë kaluar dhjetë ditë nga zhdukja e të birit ndihet e zhgënjyer që nuk po merr asnjë lajm për fatin e tij qoftë edhe i keq./a.m.