I ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo në Report TV”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, ngriti akuza gtë rënda ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.
Sipas Ballës, basha u paraqit sot në një drekë me deputetët holandezë që ndodheshin në Shqipër pavarësisht se emri i tij nuk ishte në protokoll.
Balla tha se Basha bëri të njëtën gjë që bëri edhe në Gjermani, duke hedhur baltë ndaj Shqipërisë.
Lidhur me procedurën e Holandës që është skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Balla tha:
“Ka një mbështetje të madhe në Holandë sa i takon qëndrimit të saj brenda në BE, ndërsa për zgjerimin e BE-së jo të gjithë janë dakord. Unë jam shpresëplotë, që kryeministri Rutter do të marri qasjen pozitive të parlamentit holandez. Por përgjegjësia e gjithë kësaj është e qeverisë. Mendoj që shumë deputetë apo vendimmarrës holandezë janë më shumë të ndikuar nga lajmet e mediave edhe në Holandë, se sa nga realiteti shqiptar”.
“Më vjen keq edhe pë rnjë incident që ka ndodhur sot, që ka të bëjë me një përfshirje në drekën e deputetëve, ndërkohë që sot në drekë është paraqitur edhe kryetari i Partisë Demokratike, që nuk ishte njoftuar më parë për të marrë pjesë. Në listë ishin nga tre deputetë nga mahzoranca dhe opozita, por Lulzim Basha në atë drekë, bëri atë që bëri dhe në Bundestag, është turp” – tha Balla duke nënkuptuar baltosjen e Shqipërisë nga ana e liderit të opozitës.
luftën e dytë dhe rënies së murit të Berlinit, një mbështetës shumë të rëndësishëm.
Në çdo rast të ngjashëm me vendimmarrje e Kuvendit për rastin Tahiri, vendimmarrja do jetë e njëjtë. Në dallim nga Kuvendi gjerman, rregullorja jonë është ndryshe. Kemi shpjeguar këtë funksionalitet të Kuvendit të Shqipërisë edhe me deputetët gjermanë. Kemi marrë nga Bundestagu gjerman ligjin për komisionet hetimore. Brenda Bundestagut gjerman, unë nuk do gjeja një parlament tjetër që nuk ka aq shumë grupime politike që mbështesin Gjermaninë.
Balla sqaroi edhe darkën ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe disa deputetë gjermanë, që në Shqipëri u përfol nga opozita se ishte një darkë e braktisur nga pala gjermane. Balla e përgënjeshtroi plotësisht këtë.
“Merrnin pjesë ish-ministra dhe funksionarë të tjerë të zyrave shumë të rëndësishme. Në një darkë me 25 të ftuar merrnin pjesë 23, mungonin vetëm 2, dhe ju kujtoj se ishte një natë kur luante Bajerni i Mynihut.
“Nga Ka katër parti në opozitë në Gjermani, tre nga këto mbështesin Shqipërinë” – tha Balla.
Balla rrëfeu disa detaje nga takimi mes Ramës dhe Merkelit.
Rama është takuar disa herë me Merkel, takimi i fundit ishte më i miri në vlerësimin tim. Merkel është një mbështetëse e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, është mbështetëse e rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Dua t’iu them se një pjesë e madhe e takimit zgjati përtej kohës së rënë dakord ndëmrjet dy protokolleve, pasi duhet të qëndronin 45 minuta sipas protokollit, por shkoi në mbi 1 orë e ca takimi, ku u fol për të gjitha vendet e rajonit. Deshi të dëgjojë opinionin, këshillën e kryeministrit shqiptar për secilit vend të rajonit.
Sipas protokollit ishte një pjesë e parë e takimit kokë më kokë mes dy liderëve, por konkluzioni i këtij takimi ishte që Shqipëria ka te kancelarja gjermane një mbështetëse të rëndësishme të fortë. Unë s’kam ngurruar ta quaj, ashtu si në Shqipëri ka një numër të madh admiruesish të popullit gjerman se Shqipëria ka te kancelarja gjermane Angela Merkel, që ka hyrë në histori në post luftën e dytë dhe rënies së murit të Berlinit, një mbështetës shumë të rëndësishëm.
Në çdo rast të ngjashëm me vendimmarrje e Kuvendit për rastin Tahiri, vendimmarrja do jetë e njëjtë. Në dallim nga Kuvendi gjerman, rregullorja jonë është ndryshe. Kemi shpjeguar këtë funksionalitet të Kuvendit të Shqipërisë edhe me deputetët gjermanë. Kemi marrë nga Bundestagu gjerman ligjin për komisionet hetimore. Brenda Bundestagut gjerman, unë nuk do gjeja një parlament tjetër që nuk ka aq shumë grupime politike që mbështesin Gjermaninë.
Balla sqaroi edhe darkën ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe disa deputetë gjermanë, që në Shqipëri u përfol nga opozita se ishte një darkë e braktisur nga pala gjermane. Balla e përgënjeshtroi plotësisht këtë.
“Merrnin pjesë ish-ministra dhe funksionarë të tjerë të zyrave shumë të rëndësishme. Në një darkë me 25 të ftuar merrnin pjesë 23, mungonin vetëm 2, dhe ju kujtoj se ishte një natë kur luante Bajerni i Mynihut.
“Nga Ka katër parti në opozitë në Gjermani, tre nga këto mbështesin Shqipërinë” – tha Balla. /a.m.