Policia turke ka goditur një bandë që trafikonte drogë, pjesë e së cilës ishte edhe një shtetas shqiptar, edhe ai i vënë në pranga.
Gjatë operacionit të zhvilluar në distriktin e Çatalcas u prangosën edhe 6 persona të tjerë ndërkohë u sekuestrua një sasi e drogave të ndryshme me vlerë rreth një milion dollarë. Mes të arrestuarve ishin 3 turq, një iranian, një britanik, një uzbek dhe një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Sipas policisë vendase, u sekuestruan 15 kilogramë kokainë, 9 kilogramë metamfetaminë dhe përzjerës për lëndët narkotike.
Një ditë ma parë policia turke finalizoi një tjetër operacion gjatë të cilit sekuestroi një sasi të madhe droge sintetike, plot 1.1 ton methylaminë, e cila vlente plot 24 milionë dollarë./a.m.