Një djalë është rrëmbyer nga familja e tij është dhe është ngrënë nga një leopard në një park safari në Ugandë. Për djalin trevjeçar kujdesej një dado në një shtëpizë safari në Parkun Kombëtar të Mbretëreshës Elizabeth, kur ai u rrëmbye nga leopardi.
Leopardi rrëmbeu fëmijën mbrëmjen e së premtes dhe e tërhoqi atë në shkurre. Eshtrat e tij u gjetën të nesërmen dhe macja e madhe tani po gjuhet në mënyrë që të mund të hiqet nga zona. Burri i parkut tha për AFP: “Vajza nuk ishte në dijeni se fëmija e kishte ndjekur në park, shkruan “Sun”. Gjuetarët janë në kërkim të kapjes së leopardit dhe vrasjen e tij, pasi ai mund të sulmojë të tjerë njerëz duke qenë se ka konsumuar mish njeriu.
/Ora News.tv/ma.me