Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, pritet që nesër të dalë përpara trupit gjykues në Turqi, vend në të cilin kanë nisur procedurat e ekstradimit.
Haxhia pritet që të vij së shpejti në Shqipëri, pasi kanë nisur procedurat e ekstradimit, pas kërkesës së gjykatës shqiptare dhe vetëdorëzimit të tij në policinë turke.
“Panorama” ka kontaktuar me avokatin e Haxhisë në Shqipëri, Fran Dashi, i cili ka thënë se klienti i tij do të dalë nesër para gjykatës, ky do të paraqes prova të reja për ekstradimin e tij.
Seanca në ngarkim të Haxhisë nis nesër në orën nëntë në gjykatën turke, dhe pritet që të merret dhe vendimin për fatin e ekstradimit në Shqipëri.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’. /b.d