Flamur Noka garanton se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojnë së shpejti në burg.
Ai zbulon se dyshja Rama-Tahiri do të izolohen në burgun 313 pasi sipas tij kanë lejuar kanabizimin e vendit dhe më pas kanë blerë zgjedhjet të cilat sipas tij mund t’i fitonte Partia Demokratike për të implementuar projektin “Republika e re”.
Ndërkohë, Noka zbulon edhe investigimin e tij.
Deklarata e plotë
Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.
Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.
Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.
Pazari Rama – Tahiri është pazari për të mbuluar se:
· Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.
· Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.
· Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.
Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithccka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.
a.ç