Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot rikthimin e Shpresa Beçajt në sistemin gjyqësor, e cila ka qenë ish-kryetare e Gjkatës së Lartë.
Ajo do të jetë pjesë e Gjykatës së Apelit tashmë, ashtu siç edhe kishte kërkuar kur përufndoi mandaitn në krye të Gjykatës së Lartë katër vite më parë.
Vendimi i KLD-së është marrë pasi ajo ka dy vendime gjykate në favor. Beçaj paditi KLD-në në vitin 2013 pasi nuk ishte pranuar kërkesa e saj për emërim në Gjykatën e Apelit pas mbarimit të mandatit të saj.
Në padi, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë kërkonte nga KLD-së ta rehabilitonte Beçaj në statusin e saj si gjyqtare karriere dhe të nxirrte aktin e emërimit të saj si gjyqtare e Apelit Tiranë.
Po ashtu, Shpresa Beçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit në vlerën 8.061.624 lekë, duke shtuar edhe dëmin progresiv të çdo dite deri në ekzekutimin e vendimit. Lidhur me këto kërkesa, Apeli i Administratives i ka dhënë disa të drejta gjyqtares Beçaj. Në bazë të vendimit Beçaj do të përfitojë 42 paga mujore si gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë./a.m.