Policia italiane finalizoi dje një peracion antidrogë në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi prej 206 kilogramësh kanabis.
Gjatë aksionit u prangosë një shtetas italian dhe një shqiptar, i identifikuar si Eduart Meçani nga Durrësi. Këta shtetas bashkëpunonin me Ndraghetan për trafikimin e lëndës narkotike nga Afrika drejt Spanjës e në fund në Itali.
Shqiptari Meçani rezulton mjaft i njohur për drjetësinë italiane. Ai është arrestuar edhe në vitin 2009 nga policia italiane për trafik droge.
Atij iu sekuestrua aso kohe një sasi prej 250 kg marijuanë. Ndëkorhë, atij iu gjetën në banesë të fshehura në kasafortë plot 300 mijë euro./a.m.