Mbyllet në barazim 2-2 sfida mes Barcelonës dhe Real Madrid në “Camp Nou”. Katalanasit, që e kanë fituar matematikisht titullin kampion, ruajnë pathyshmërinë në këtë sezon të La Liga. Real tanimë duhet të mendojë për finale e Champions ndaj Liverpool…
Pas dhjetë minutash lojë, Barcelona kaloi në avantazh me një kundërsulm perfekt, të nisur dhe të finalizuar nga Luis Suarez me ndihmën e Sergio Ramos.
Gjithsesi, vetëm katër minuta më vonë, Cristiano Ronaldo barazoi për Real Madrid.
Ky ishte goli numër 400 për Real Madrid, në të gjitha ndeshjet “El Clasico”, në të gjitha veprimtaritë. I 18-i për Ronaldo në ndeshjet kundër Barcelonës, që në këtë mënyrë barazoi rekordin e Alfredo Di Stefano. Me asistin e dhënë Benzema është lojtari i vetëm i “Los Blancos” me dy shifrat për gola (11) dhe asiste (10) në këtë sezon.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Barcelona mbeti me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Roberto, i cili goditi me grusht Marcelo. Një lajm i keq erdhi edhe për Real, pasi Cristiano Ronaldo u dëmtua në pjesën e parë dhe nuk luajti në të dytën.
Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, Barcelona e shënoi golin e dytë, në minutën e shtatë të këtij fraksioni, kur Lionel Messi, i shërbyer nga Luis Suarez mposhti portierin Keylor Navas. Ishte goli i 33-të i argjentinasit në La Liga, ku padyshim do të shpallet golashënuesi më i mirë. Goli numër 36 në 37 ndeshje kundër Real. Thjesht fantastik, i paaritshëm…
Pas një ore lojë, Andres Iniesta u zëvendësua me Paulinho duke i dhënë fund “klasikes” numër 38 dhe të fundit në karrierën e tij.
Keylor Navas bëri një pritje fantastike ndaj Messi, kur kishin mbetur 20 minuta lojë duke i mohuar golin e tretë ekipit “blaugrana”.
Keylor Navas bëri një pritje fantastike ndaj Messi, kur kishin mbetur 20 minuta lojë duke i mohuar golin e tretë ekipit “blaugrana”. Në minutën e 72-të, Gareth Bale shënoi një gol fantastik duke vënë baraspeshën në “Camp Nou”. Uellsiani, krejtësisht në hije gjatë ndeshjes, shpërbleu besimin e Zidane në këtë situatë.
Faktikisht, Madridit iu mohua një penallti për faullin e Alba ndaj Marcelo, por në fund të fundit u krijua përshtypja se barazimi ishte rezultati më i drejtë… /TeleSport/b.d