Është rrahur zyrtari i partisë Liberal Demokrate të Serbisë, Gjorgje Zhujoviq, sepse anëtarë të partisë së tij u mblodhën në fshatin Jarak të Serbisë me një baner ku shkruante se ‘Shesheli është kriminel i luftës”.
Aty, kryeradikali Vojislllav Sheshel dhe partia e tij kishin organizuar një tubim, raporton KTV.
Zhujoviqi, derisa ishte me megafon duke thënë se ‘Shesheli është kriminel i luftës dhe e gjithë Serbia duhet ta dijë’, atëherë anëtarë të Partisë Radikale Serbe e kanë sulmuar atë.
Policia ka ndërhyrë dhe ka larguar anëtarët e LDP-së nën përcjellje nga vendngjarja.
Sipas policisë, personi që e ka sulmuar Zhujoviqin është ende në kërkim. (b.an)