IRANË- Deputeti socialist, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga mandati i deputetit.
Sipas Ballës opozita është pikëlluar nga dorëheqja e Tahirit por edhe nga kapja e bujshme e kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë, që u paralajmëruar fillimisht nga ministri Xhafaj. Socialisti Balla ‘i qan hallin’ përfaqësuesve të opozitës që ‘tregojnë përralla me lojëra e lidhje’.
STATUSI I BALLËS
Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar!
Për dreq😂 koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më për dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane🙈!
Hall i madh shumë i ka zënë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojëra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!
Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë.
Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!
a.ç