Interi ka vendosur t’i dhurojë Luciano Spallettit kontratë të re, pavarësisht se a do të arrijë ai që ta kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.
“Gazzetta dello Sport”, shkruan se ai e ka fituar besimin e kryesisë dhe se është njeriu i duhur për këtë skuadër.
Kontrata e tij momentale përfundon në qershor të vitit 2019, por ka spekulime tjera ku thuhet se “Nerazzurrët” mund të ndërrojnë mendje nëse ai dështon të kualifikohet në top-katërshe, transmeton Sporti në KTV.
Megjithatë, drejtori Piero Ausilio pritet që shumë shpejt të ketë takim me Spallettin, dhe ta diskutojë vazhdimin e kontratës me të deri në vitin 2021. (b.an)