Po spekulohet se Juventusi ka kontaktuar trajnerin e madh Carlo Ancelotti për t’u rikthyer në Torino e për të marrë edhe njëherë drejtimin e skuadrës, raportojnë mediat italiane.
Ish-trajneri i Milanit e ka drejtuar Juventusin për dy sezone e gjysmë, por ishte shkarkuar në verën e vitit 2001 për mos arritjen e synimeve, transmeton Koha.net.
Ancelotti aktualisht është trajner i lirë, pasi ishte shkarkuar nga Bayern Munichu, dhe është lidhur me një kalim te Juventusi pasi trajneri i sa Massimiliano Allegri pritet të largohet në fund të sezonit. Ai gjithashtu është i lidhur me një kalim te Arsenali apo dhe te Chelsea. (b.an)