Liverpool po bën një sezon të shkëlqyer dhe mbi të gjitha në “Champions League”, aty ku ka arritur të sigurojë finalen pas ndeshjes së kthimit mbrëmë në ‘olimpico’ kundër Roma-s. Në finale skuadra angleze do të ndeshet me Real Madrid, kundërshtarin që tenton të fitojë për të 3 vit radhazi trofeun me veshë të mëdhenj.
‘Arma’ kryesore për Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool, padiskutim që ka qenë treshja e sulmit. Të 3 bashkë në “Champions”, Bobby Firmino (si e thërrasin në Livepool), Momo Salah dhe Saido Mane kanë shënuar 29 gola në këtë edicion, duke thyer erdhe rekordin e BBC (Benzema, Bale, Cristiano) në vitin 2014, që shënuan 28 gola për Real Madrid.
Por jo vetëm keq, në rastin e Liverpool golat janë të ndara në mënyrë thuajse të barabartë: 10 gola për Firmino dhe Salah, 9 për Mane. Real duhet të bëj shumë kujdes për t’i ndalur, edhe pse kalendari duket se favorizon spanjollët.
Finalja e Champions League do të jetë në periudhën e muajit të Ramazanit, i cili sivjet fillon më 15 maj dhe mbyllet më 14 qershor. Një problem i madh për myslimanët dhe mbi të gjitha për Klopp. Ai do të përgatisë ndeshjen kundër ekipit të Zidane me vetëdijen se dy nga tre sulmuesit nuk mund të hanë ose të pinë deri në perëndimin e diellit.
Një shqetësim jo i vogël, duke menduar se ata nuk mund të stërviten dy herë në ditë, si janë planet taktike të prag finales. Atëherë, si mund të merret maksimumi nga Salah dhe Mane?!
Muftiu i Madh i Egjiptit, kryetari i islamit në vendin afrikan, deklaroi se futbollistët që do të marrin pjesë në Kupën e Botës do të ketë të drejtë të shkelin agjërimin në ditët e ndeshjeve të Kupës së Botës, sepse po bëjnë një tjetër sakrificë për kombin e tyre. Ata mund t’i rikuperojnë këto ditë në një moment tjetër të vitit.
Edhe udhëtarët, sipas rregullave, kanë të drejtë ta shkelin agjërimin gjatë kohës së udhëtimit dhe kjo është shpresa e vetme e Liverpool, që Salah dhe Mane të ushqehen gjatë rrugës për në Kiev.
Por mbetet për t’u parë si e mendojnë dy sulmuesit. Salah e ka pasur gjithmonë një problem të tillë, duke kujtuar se te Chelsea bojkotoi një fazë përgatitore që përkoi me muajin e Ramazanit.
Edhe Mane e ka nënvizuar disa herë rëndësinë e fesë në jetën dhe karrierën e tij. Të shohim se çfarë do të ndodhë, tifozët e Liverpool shpresojnë që urinë ta heqin duke u ngopur me gola të shënuar në Kiev…/BW