12 persona, mes të cilëve 5 shqiptarë, kanë përfunduar të arrestuar në sajë të një operacioni të policisë greke.
Aksioni u shtri në Janinë, Rodhos dhe Athinë, menjëherë pas lëshimit të 19 urdhër-arresteve të Prokurorisë, për grupin e personave të akuzuar për trafik kokaine dhe marijuana.
Operacioni i policisë greke vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa autoritetet janë të rezervuara për detajet. /a.m.