Gjendet një nga trupat e pajetë të policëve të zhdukur pak ditë më parë në Kosovë. Express raporton se para disa minutash u gjet trupi i një prej efektivëve në Lepenc. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar se pesë kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i njërit prej policëve të zhdukur.
Kërkimeve për gjetjen e dy policëve gjatë ditës së sotme u është bashkuar edhe zhytësi i njohur nga Kosova, Ismail Kasumi. Ky i fundit kishte refuzuar që të shkonte në kërkimin e dy policëve të zhdukur pasi priste ftesën e autoriteteve kompetente për të shkuar në vendin ku dyshohet se gjenden trupat e policëve të zhdukur.
Dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, trupat e tyre u zhdukën pa lënë gjurmë, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e policit tjetër./a.m.