Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, u shpreh sot se kantieri i investimeve në sektorin e arsimit në Tiranë, ka pasur një bum si askund tjetër dhe impakti i tyre do të reduktojë numrin e shkollave me dy turne.
I pranishëm në takimin për “Llogaridhënien publike të qeverisë” që u zhvilluan në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, Veliaj tha se, shkollat “Betim Muço”, “Hoxha Tahsim”, “Ardian Klosi” janë shkollat me standardet më të larta në kryeqytet, ndërsa po mbaron investimi në shkollën “Kosova” dhe për sallën e koncerteve në Liceun Artistik, duke e shndërruar Tiranën në një kantier investimesh në arsim, si askund tjetër.
“Me investimet që po ndërmarrin, po shohim reduktimin të numrit të shkollave me dy turne”, – tha Veliaj.
Planet që ne kemi bërë synojnë rikonstroksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja për reduktimin e përqendrimeve të nxënësve në shkolla të veçanta.
Ne nuk kemi më taksë gjelbërimi për Tiranën, por ajo është konvertuar në taksë për arsimin me qëllim ndërtimin e rehabilitimin e institucioneve arsimore për reduktimin e numrit të shkollave me dy turne dhe ofrimin e standardeve më të mira për nxënësit.
I pyetur për abonenë e studentit, Veliaj tha se, kemi derguar në qeveri për miratim propozimin, që bashkia Tiranë të jetë e para për etiketimin elektronik të aboneve të autobuzit për studentët, duke lehtësur dhe formalizuar këtë shërbim në mbështetje të këtij komuniteti. /b.d