Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Siç bëhet me dije nga mediat greke, 40-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte shpallur në kërkim nga policia italiane.
Në momentin e ndalimit nga policia e vendit fqinj, shqiptari u ka thënë atyre se ishte oficer policie, por pas verifikimeve ka rezultuar se 40-vjeçar ishte në kërkim nga shteti italian.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2012 kishte trafikuar drejt Italisë një sasi prej 566 kg kanabis sativa. Shqiptari pritet që të ekstradohet drejt Italisë, për tu përballur me drejtësinë./a.m.