Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në Gjirokastër ku punonjësi i prefekturës sulmoi me grushte nënkryetarin e bashkisë Aurel Lapa.
Ky i fundit u godit në zyrën e tij nga topografi i prefekturës, shtetasi Shefqet Aliko. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe prefektura.
Sipas këtij isntitucioni, ditën sotme Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe se problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Pra, sipas saj sherri nuk ka ardhur për shkak të detyrës.
“Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Ne do presim përgjigjen e organeve që po merren me çështjen në fjalë”, thanë zyrtarë të Prefekturës së Gjirokastrës./a.m.