Një burrë në Kinë duhet të paguajë 11 mijë dollarë gjobë, pasi hapi daljen e emergjencës në avionin me të cilin udhëtonte.
Burri i identifikuar si Chen po udhëtonte nga ishulli i Hainanit, por ndjeu vapë në avion dhe vendosi të hapte një dritare për të marrë ajër.
Incidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej nga aeroporti i Mianyang-ut në provincën Sichuan, kur burri ngriti dorën dhe tërhoqi dorezën e derës së emergjencës.
Pjesa e brendshme e derës ra dhe menjëherë u aktivizua alarmi për ulje. 25-vjeçari tha se nuk e dinte se ajo ishte një dalje emergjence.
Ekuipazhi tha se shpjegimet për sigurinë gjatë fluturimit ishin bërë para se avioni të ngrihej.
Chen u mbajt në paraburgim për 15 ditë për zhvendosje të paautorizuar të pajisjeve të avionit. Atij i duhet të paguajë 70 mijë juan për të mbuluar dëmet.
a.ç