Të lëvizësh me motor në rrugë patjetër që kërkon të jesh tepër i mirë në kontrollin e ekuilibrit, por disa persona e teprojnë.
Një i ri vietnamez është filmuar duke bërë akrobaci tepër të rrezikshme me motorin e tij, duke përdorur si kundërpeshë, teksa ngrinte rrotën e përparme, këmbën e tij dhe mikun që kishte si pasagjer.
E teksa videoja është kthyer në virale, shikuesit janë ndarë në dy grupe: Në ata që e cilësojnë si një aftësi dhe e komplimentojnë për lëvizjet dhe për ata që e cilësojnë si çmenduri pasi ka vënë në rrezik jo vetëm jetën e tij, por edhe atë të mikut./a.ç