Në prag të sezonit turistik, ditën e sotme kryeministri Rama e ka nisur me një lajm të mirë për pritjen e turistëve dhe të gjithë shqipëtarëve që kanë mundësi të shijojnë pushimet jashtë vendit.
Rama bën me dije se fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë
* * *
Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)
Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)
Budapest-Tiranë.
Moske-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)
Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)
Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)
Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator.
Tel Aviv – Tiranë. Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor.
Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor./a.ç