Një person ka humbur jetën pasi një ndërtesë e lartë 26-katëshe në qytetin më të madh të Brazilit u shemb 90 minuta pas hapjes së zjarrit.
Zjarri raportohet se filloi rreth orës 01:30 të natës sipas orës lokale.
Zjarrfikësit thanë të martën se besonin se kishte viktima, por ende nuk e dinin se sa.
Mediat lokale njoftuan se ndërtesa kishte qenë zyrë qendrore për policinë federale, por ishte braktisur për shumë vite dhe ishte zënë shpesh nga të pastrehët.
Pamjet e publikuara nga ngjarja tregojnë skena të frikshme sesi kulla gjigande shembet e gjitha në pak minuta.
a.ç