Komiteti drejtues i ‘Giro D’Italia’, njërit prej eventeve më të rëndësishëm të çiklizmit, ka votuar unanimisht që imazhi i etapave që do të zhvillohen në Izrael, të jetë një figurë tejet e shquar e modës, izraelitja Bar Refaeli.
Xhiroja e Italisë do të nisë më 4 maj, ndërsa Rafaeli, një nga modelet më të njohura në mbarë botën, do të prezantojë fanellat që do të mbahen veshur nga kryesuesit e klasifikimeve specifike të garave çiklistike, përfshi edhe atë të skuadrës fitimtare në fund.
Top modelja do të jetë gjithashtu protagoniste e prezantimit zyrtar të skuadrave, programuar për të enjten e 3 majit, si dhe në nisjen e krono-prologut (etapës së garës së kronometruar), një ditë më pas, përgatiti Express. (b.an)