Prej dy ditësh raportohet se do të rritet çmimi i bukës, me argumentin se për furrat e bukës është rritur çmimi i energjisë elektrike. Kjo ka shkaktuar panik te njerëzit, por OSHEE reagoi dje duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se Top Channel kishte shtrembëruar një intervistë që iu kishte marrë. Sot ndërkokë ka reaguar dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, që gjithashtu thotë se nuk do të rritet çmimi i bukës. Sipas tij, pas raportimeve të Top Channel qendrojnë interesa të biznesmenëve të caktuar.
“Nuk ka arsye të rritet çmimi i bukës!
Fare!
Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!
Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk ka ndryshuar e nuk ndryshon.
Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!
Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes, per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguajë si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!
Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.
Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do e rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.
Por, cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!
Ka vendim per kete.
Kjo do te thote se, nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!
Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguajë cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.
Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.
Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas, nuk mund te bej dot kush”, shkruan deputeti socialist.
ma.me