Një grup aktorësh, vijojnë të kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu. Në protestë janë shfaqur shumë më pak aktorë. Robert Ndrenika e ka justifikuar këtë, me frikën se mos iu heqin “bukën e gojës”. Madje ai tha se edhe për vete kishte frikë, se mos i heqin pensionin.
“Kjo tokë është e shenjët dhe unë atë mendim kam. Ky është Jeruzalemi i aktorëve, prandaj duhet ta mbrojmë. Ka qenë një në Shkodër, Lec Bushati, aktor, dhe thoshte: Çfarë të bëj, buka e gojës! Kështu që për aktorët, edhe mua më merr ndonjëherë frika se mos më presin edhe pensionin, a e kupton”, tha ai.
ma.me