Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur 1 Majin për t’iu rikthyer temës së punësimit.
Përmes një postimi ne Facebook, kreu i ekzekutivit shkruan se vetëm në prill janë bërë mbi 2700 ndërmjetësime nga Zyrat e Punës.
“Zyrat e Punës realizuan me rritje objektivin e muajit prill, duke kryer 2738 ndërmjetësime të suksesshme dhe mundësuar përfshirjen në punë edhe të shumë individëve që deri dje merrnin ndihmë ekonomike. Objektivi ynē është që vetëm përmes Shërbimit Kombëtar të Punës, të bëjmë të mundur punësimin e 25 mijë personave deri në fund të këtij vit” – shkruan kryeministri.
/b.d