Sonte në mbrëmje përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni të Champions League. Real Madrid pret Bayernin e Mynihut në “Bernabeu” ku spanjollët do të këkrojnë finalen e tretë radhazi ndërsa gjermanët duan përmbysjen e madhe.
Djemtë e Zidane e kanë fituar 2-1 ndeshjen e parë por çështja e kualifikimit mbetet e hapur. Tek Real janë optimist por e dinë që i pret një takim i vështirë. Carvajal dhe Isco janë mungesat e mëdha për trajnerin Zidane. Pritet që në të djathtë të mbrojtjes të luajë Lucas Vasquez ndërsa titullar do të jetë Asensio. Zidanë kërkon finalen e tretë radhazi dhe sqaron: “Ajo që duhet të bëjmë është të zbresim në fushë për ta fituar ndeshjen. Nuk duhet të bëjmë llogari pasi Bayerni nuk do të ketë komplekse”.
Ndërsa për të ardhmen Zidane nënvizon se ai dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe se nuk varet nga Champions.Ndërsa kapiteni Sergio Ramos thumbon rivalët duke thënë se Real flet në fushë ndërsa Champions-in e quan më të rëndësishëm se dopieta e trofeve që bëri Barcelona. Tek Bayerni janë të karikuar për të bërë një përmbysje të madhe edhe pse kanë mungesa të rëndësishme. Robben dhe Boateng nuk i’a dolën të rikuperojnë ndërsa titullar rikthehet Alaba. “Juventusi tregoi se Reali është vulnerabël në shtëpi”, nenvizon Jupp Heynckes, trajner i Bayern.
Kështu Jupp Heynckes provon të karikoi skuadrën në prag të ndeshjes ndaj Realit dhe deklaron: “Skuadra ime di të jetë në lartësinë e situatës”. Muller ka pasur një mesazh për arbitrat ndërsa për kompanitë e basteve Real është më favorit për të arritur finalen e Kievit.
ma.me