100 milionë lekë është fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit për blerjen dhe rinovimin e mobiljeve në 36 shkolla dhe gjimnaze të vendit. Në këto godina arsimore, një pjesë e të cilave po i nënshtrohen rikonstruksionit, studiojnë mbi 12 mijë nxënës.
Në total, porosia përfshin rreth 13 mijë karrigë për nxënës e mësues, të ndarë sipas cikleve, rreth 5800 tavolina nxënësish, 480 tavolina mësuesish, mbi 1 mijë dërrasa të zeza, dhe 481 dollape për klasat.
Porosia përfshin edhe kopshtet, për të cilat do të blihen karrige, rafte lodrash, tavolina; por edhe konviktin e shkollës së mesme në Mirditë, i cili do të pajisjet me krevate dhe mobilje të tjera, shkruan “scan”.
Procedura për këtë tender do të jetë e hapur deri më 24 Maj, datë pas së cilës do të bëhet vlerësimi i ofertave dhe shpallja e fituesit. Operatori ekonomik fitues do të ketë 2 muaj kohë pas lidhjes së kontratës për furnizimin me mobilje, çka nënkupton se ato do të jenë gati me fillimin e vitit të ri arsimor në vjeshtë.
ma.me