Një muze i dedikuar për veprat e piktorit francez Étienne Terrus, ka zbuluar se më shumë se gjysma e koleksionit të tij është e rreme, shkruan javanews
Muzeu Terrus në Elne, një zone në jug të Francës ku lindi piktori, beson se 82 nga 140 pikturat janë të falsifikuara.
Kryebashkiaku i Elne, Yves Barniol, tha për televizionin lokal France 3, se hetimi mbi pikturat filloi së pari pasi historiani i artit, Eric Forcada ngriti dyshimet e tij rreth autenticitetit të veprave të artit.
Forcada ishte duke punuar si kurator në muze dhe kishte marrë kohët e fundit rreth 80 piktura, shkruan javanews
Pas dyshimeve të kuratorit, kryebashkiaku thirri një panel ekspertësh të cilët konfirmuan se shumica e pikturave në koleksion ishin false.
Përpara skandalit, pikturat e Terrus janë shitur deri në 15,000 euro (18,118 usd)
Muzeu Terrus hapi dyert në vitin 1994 për të nderuar artistin lokal, i cili ka lindur në 1857 dhe vdiq në 1922.
Terrus punonte kryesisht në bojëra uji dhe vajra, dhe piktoronte në stilin e Fauvistit, një teknikë e njohur për ngjyrat e saj të ndritshme.
Javanews.al/a.ç