Policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë goditur një bandë që drejtohej nga shqiptarët duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro. Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian.
Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë. /ma.me