Detaje të reja dalin në dritë lidhur me të shkuarën e të akuzuarit kryesor për grabitjen me pasojë vdekjen e pronarit të marketit në Kamëz para disa ditësh.
Vladimir Kurti, i cili ishte personi që organizoi grabitjen dhe vrau me armë Agim Bucin, është denoncuar për dhunë edhe nga familjarët e tij.
Të paktën 5 herë ata kanë kërkuar ndihmë në polici.
Ndaj tij gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “grabitjes me pasojë vdekjen”./a.m.