Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Endira Bushati përmes një reagimi në rrjetete sociale, ka dhënë shpjegime rreth vendimit të saj për të tërhequr fjalën që do mbante në Kuvendin Kombëtar të PD.
Vendimi i saj, që njihet si kritike e kryetarit Lulzim Basha, duket se ka ardhur pas fishkëllimave dhe fyerjeve ndaj Eduard Selamit, në momentet kur ai mbante fjalën e tij.
Statusi:
Pse e tërhoqa fjalën time në Kuvendin e PD-së….
Meqë shumë miq, po më pyesin pse u tërhoqa nga fjala ime në Kuvend, e ndjej si detyrim të shpjegohem:
Unë, në Kuvend, do të theksoja të njëjtat qëndrime që kam mbajtur në Kryesi dhe Këshill Kombëtar.
Isha, e treta në radhë, pas Eduard Selamit dhe Edvin Kullurit.
Unë kam qenë shpesh kundra qëndrimeve të Eduard Selamit…
Por, fishkëllimat, fyerjet, ulërimat në sallë kur ai, një ish kryetar i PD-së dhe kandidat për kryetar në 2017, po thoshte disa të vërteta të pamohueshme, ishin të shëmtuara, por dhe domëthënëse….
Dhe unë nuk mund të isha pjesë e së shëmtuarës, edhe pse jo shkaktare e saj….
/a.m.