Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë, ku një 45-vjeçar, ka qëlluar me armë mbi shtëpinë e kushëririt.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin XH.H, vjeç 45, banues në fshatin Halil, pasi në fshatin Halil, ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës të kushëririt, shtetasit L.H, vjeç 46, banues në fshatin Halil. Me cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan 3 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm. Punohet për kapjen e XH.H. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.